Dyshime për përvetësimin e Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

17 Nëntor 2026 | 10:32

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 7.5 milionë euro, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi përvetësimin përmes mashtrimit të objektit dhe truallit të ish-Fabrikës së Miellit nr. 1 në Vlorë.

Sipas njoftimit të Prokurorise, nën hetim është shtetasi me inicialet G.V., i dyshuar për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka regjistruar në emrin e tij pasurinë që i përkiste shoqërisë tregtare, duke cenuar interesat pasurore të ortakëve të tjerë, si dhe ka vijuar më pas me tjetërsimin e një pjese të saj te persona të tretë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Vlorë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari i akuzuar për trafikimin e 485 kg kokainë në Fier (EMRI)

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë shtetasi Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, i dyshuar si një nga financuesit...
10:01 | 17/11/2026

Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre të pandehurit e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Në pretencën...
09:52 | 17/11/2026

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, duke pretenduar...
09:37 | 17/11/2026