Kronikë
Në kërkim nga Polonia për mashtrim, kapet në Rinas 43-vjeçari, pritet ekstradimi i tij

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet polake është arrestuar në afërsi të Rinasit. Bëhet fjalë për shtetasin Piotr Wojciechowski i cili kërkohej për veprën penale “Mashtrimi”.
Arrestimi u krye nga shërbimet operacionale të FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.
Pas lokalizimit, 43-vjeçari u kap dhe u arrestua provizorisht, ndërsa Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Polonisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




