E ëma e Kryemadhit kërkon pafajësi dhe kthimin e vilës te “Kodra e Diellit”: Jam pensioniste!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.11.2026, 10:44

Nëpërmjet një mbrojtjeje të detajuar prej 81 faqesh, mbrojtja për Fatime Kryemadhin (nënën e Monika Kryemadhit) i kërkon gjykatës shpalljen e pafajësisë për akuzën e pastrimit të parave, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK-ut për konfiskimin e vilës së saj në zonën e “Kodrës e Diellit”.

Një ndër pikat kyçe të kundërshtimit ligjor lidhet me shumën prej 846 mijë eurosh, të cilën Prokuroria e Posaçme e cilëson si të pajustifikuar dhe e lidh drejtpërdrejt me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi.

Sipas argumenteve të mbrojtjes, SPAK nuk ka bërë një identifikim konkret të veprimeve financiare që përbëjnë këtë total dhe mungon gjurmueshmëria e saktë e burimit për secilin transaksion financiar. Gjithashtu se nuk ka prova apo tregues se Fatime Kryemadhi ka pasur dijeni për ndonjë origjinë të mundshme të paligjshme të fondeve.

Avokatet kanë hedhur poshtë edhe lidhjen që akuza përpiqet të krijojë mes pasurive të sekuestruara dhe dosjes CEZ-DIA. SPAK mbështet pjesërisht pretendimet e saj te një mesazh i datës 22 qershor 2009, ku përmendet shuma “200 mijë”.

Përfaqësueset ligjore kundërshtojnë këtë interpretim, duke theksuar se në mesazhin në fjalë nuk përcaktohet monedha, ndërsa SPAK e interpreton në mënyrë automatike si “200 mijë euro”. Nuk ekziston asnjë provë materiale që të vërtetojë se kjo shumë është paguar nga Kastriot Ismailaj, është marrë nga Ilir Meta, apo i është kaluar më pas Fatime Kryemadhit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit