Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Një vlerësim për promovimin e tolerancës ndërfetare

17 Nëntor 2026 | 10:46

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe momente nga ceremonia e marrjes së çmimit.

“I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri ndodhet në Bruksel, ku një ditë më parë mori pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian. Rama ishte pjesë e panelit me temë “Realizimi i zgjerimit: Reformat, investimet dhe rritja ekonomike”, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian dhe sfidat që lidhen me zgjerimin e Unionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, të zhvilluar në Bruksel, ku...
10:34 | 17/11/2026

Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS

Gazetari dhe analisti, Flogert Muça i ftuar këtë të të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin për...
22:03 | 16/11/2026

A u votua largimi i Spiropalit? Kikia debat me Bidon: U votua apo nuk u votua?

Me debate është shoqëruar emisioni i kësaj të hëne, NOW me Erla Mëhillin, mes gazetarit Mentor Kikia dhe deputetit socialist Ardit Bido, lidhur me votimin...
21:52 | 16/11/2026