Nga Boldnews.al
Salla e mbushur plot me kandidatë kryesorë për të qenë të pandehur brofti në këmbë kur u fut kryeministri Edi Rama.
Pati duartrokitje të gjata, por të dhimbshme, si përcjellja në botën e tejme të një “artisti skene”, ose njeriu që mendon se është artist. Kaq qe faza e rehatisë pasi nisën sulmet e Ramës kundër kujtdo që mund të mendojë se është kundër tij, qoftë edhe në ëndrra me sy hapur nën jorgan. Kjo ndodhi në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur në Lalëz.
Si rregull, Asambletë janë takimet e sikletshme të kryetarëve, pasi duhet t’i japin llogari përfaqësuesve aty, por vetëm në PS-në e Edi Ramës ndodh e kundërta. Gjithsesi tre zëra mërmëritën për ta kundërshtuar.
Mësohet se kryeministri Edi Rama kërkoi largimin e Eisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga strukturat drejtuese të partisë. Deputeti Fatmir Xhafaj u ngrit dhe me gjysmë zëri tha se për të mirën e partisë, Elisa nuk duhet të përjashtohej, por ndaj saj mund të merrej një masë më e butë. Pak fjalë të rrëmujshme tha dhe u ul dyllë i verdhë, duke pritur se çfarë do bënte Rama, por ky u fundit as nuk u mor fare me të. Mesazhin e mori të qartë se Xhafaj ishte tutur ende pa nisur “skizma e madhe”. I konsideruar si Lalist, xhaketa e vjetër e PS-së tanimë po bën disa hesape me laps e letër kopjativ dhe jo makinë llogaritëse.
Me qëndrimin as të … as të lëshon, edhe Elisën e mbrojti edhe Ramën nuk e lëndoi. Pra Xhafaj ishte me qëndrimin që psh t’i tëhiqej vërejtje shoqes Elisa, t’i japej edhe kohë për tu thelluar dhe më pas nëse ajo nuk reflektonte, atëherë edhe mund të “merreshin masa”. Fundja kështu e ka edukimin dhe nostalgjinë.
Habiti shumë Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe ministër. Ai foli. Po, Majko foli. Këtë herë nuk pati probleme me kockën në gojë (dhëmballën). “Janë 1 mijë orë filmime me vdeoi intime të disa njerëzve këtu. Bëjnë mirë të ikin dhe japin vetë dorëheqje, para se ato skena të dalin”, tha me shumë shqetësim Pandeli Majko, ish-kryeministër në kohën kur Rama më shumë se Ministër Kulture njihej si “bojaxhi”, në lyerjen e fasadave nën nismën “kthim në identitet”.
Majko, një personazh i harruar foli hapur për këmbët jo të mbyllura të shoqeve në sallë, apo për gojët e tyre që si kanë vetëm për bukë e të folur… Ky qe shqetësimi kryesor i Pandit, burrit namuzqar që edhe pasi i është “shëruar dhëmballa”, kurrë nuk u ngrit të paktën në lartësinë e ish-funksionit që ka pasur. Kurrë nuk ka guxuar të kapë thelbin e problemit. Në atë sallë kishte plotë deputetë e deputete që as fqinjët më të afërt nuk i njohin, por kanë siguruar mbi 15 mijë vota.
Disa prej tyre nuk kanë folur asnjëherë, ndërsa të tjerë mirë është që mos të flasin sepse vetëm meme të dhimbshme nxjerrin nga goja. Ah goja…, dikur Pandi se kishte mirë dhe nuk arriti të fliste ku Rama në vitin 2020 realizoi ëndrrën e vjetër për të shembur Teatrin Kombëtar, tani ngre si shqetësim për allatet jashtë apo brenda të disa shoqeve dhe shokëve të PS-së.
Çuditërisht Braçe foli dhe tha se tani e tutje do të heshtë. Hoqi dorë nga dëshira e madhe për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë. Zgjodhi vetë të ishte në fundin e sallës, i struktur për të mos rënë në sy. Ama gjithsesi zëri iu dëgjua gjer në rreshtin e parë kur u tha se ta kishin të qartë se tashmë nuk do të kandidonte për Bashkinë Tiranë dhe partisë nuk do i prishte punë. Në fund nuk dihet arsyeja se përse kryeministri Edi Rama i kuresu që të bënin pompa, sparkatën apo në rreshtore nën komandën e tij: Gatitu….!














