Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë serbe, përfshihet nga flakët – vdes piloti

Një aeroplan i ushtrisë serbe është rrëzuar këtë mëngjes në një fushë midis Nova dhe Stara Pazova, në Serbi.
Sipas informacioneve jozyrtare të cituara nga mediat serbe, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak MiG-29.
Rrethanat në të cilat u rrëzua aeroplani nuk dihen ende.
Sipas informacioneve të fundit, piloti vdiq.
Srušio se vojni avion u njivama izmedju Nove i Stare Pazove.Nije poznato ima li nastradalih. https://t.co/gOupvG2LIp
— Milan Turanjanin (@MilanTuranjanin) November 17, 2026
Pas rrëzimit të aeroplanit, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë ka konfirmuar se aeroplani u rrëzua këtë mëngjes rreth orës 08:45.
Gjithashtu u tha se piloti Goran Bulajić vdiq.
Sipas deklaratës, autoritetet e policisë ushtarake shkuan në vendngjarje dhe u informua prokurori kompetent. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate







































