
Në kualifikueset e Europianit 2028 mund të kemi një grup që do t’i mbajë tifozët shqiptarë në këmbë për muaj me radhë. Sipas projeksionit të shportave, Shqipëria, Kosova dhe Greqia mund të bien në të njëjtin grup. Kjo ndodh nëse Kosova fiton ose barazon në ndeshjen e sotme.
Skenari
Shorti për kualifikueset do të hidhet më 6 dhjetor 2026, dhe shportat ndjekin renditjen e përkohshme të Ligës së Kombeve. Sipas projeksionit, Greqia është në vazon e parë, Kosova në të dytën dhe Shqipëria në të tretën.
Kosova kundër Shqipërisë do të ishte një përballje e ngarkuar me emocione, për shkak të lidhjes së veçantë mes dy popujve, dhe me një atmosferë që ndeshjet e zakonshme nuk e kanë.
Greqia, një kundërshtar që ka cilësi dhe eksperiencë, por që me Holandën tregoi se ka shumë pika të dobëta dhe pësoi një humbje turpëruese me 7 gola.
Do të ishte një short shumë i favorshëm, pasi Shqipëria, Kosova dhe Greqia do të luftonin për dy vende që mund t’i dërgojnë në evropian. Në letër shanset rriten, pasi në vazon e parë janë kundërshtarë të frikshëm si Anglia, Spanja apo Gjermania.
