Hashim Thaçi dënohet me +17 muaj burg nga Gjykata në Hagë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.11.2026, 11:07

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është ballafaquar me një vendim të ri nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi është shpallur fajtor në kuadër të një procesi gjyqësor të ndarë për pengim të drejtësisë.

Trupi gjykues ka caktuar ndaj tij një dënim të unifikuar prej 17 muajsh burgim. Ky dënim shtesë vjen pasi atij iu dha më parë një dënim prej 25 vitesh burg për akuzat e ngritura lidhur me periudhën e luftës.

Gjatë seancës për shpalljen e vendimit, gjyqtari ka specifikuar vendimet për secilën prej akuzave.

Thaçi u gjet fajtor për tentativë pengimi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre (në bashkëpunim), për shkelje të fshehtësisë së procedurës gjyqësore, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Pjesërisht, ai u shpall i pafajshëm për disa akuza të tjera që kishin të bënin me tentativat për pengim të zyrtarëve dhe mosbindje.

Për pasojë, trupi gjykues vendosi bashkimin e dënimeve në një masë të unifikuar prej 17 muajsh heqje lirie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit