Është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, megjithatë Spanja deklaroi së fundi se nuk do ta pengojë afrimin e vendit me Bashkimin Europian. Nga Brukseli, ku mori pjesë në Forumin për Zgjerim 2026, ministri i jashtem spanjoll José Manuel Albares theksoi se se Madridi nuk do të pengojë as dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe as procesin e afrimit të Kosovës me BE-në.