Aktori britanik Robert Pattinson është konfirmuar si James Bond-i i ri. Lajmi është bërë i ditur nga Amazon MGM Studios, ndërsa njoftimi është shoqëruar edhe me një video misterioze në llogarinë zyrtare të 007 në Instagram, ku shfaqej mesazhi ‘Identiteti u konfirmua’. Në pamjet e publikuara, aktori britanik shfaqet me smoking dhe një armë në dorë, duke marrë kështu mantelin e agjentit sekret më të famshëm të kinemasë. Pattinson e ka cilësuar këtë angazhim si një ëndërr të bërë realitet dhe nderin më të madh të karrierës së tij. ‘James Bond është një nga personazhet më legjendarë në historinë e kinemasë dhe të më besohet roli i agjentit 007 është nderi i jetës sime. Të them se ky rol është një ëndërr e bërë realitet do të ishte pak të thuhej’-u shpreh aktori.