Media e rëndësishme franceze, FRANCE INFO, raporton se protestuesit shqiptarë kanë gjetur një mënyrë të re për të protestuar.
Ata kanë gjuajtur me topa futbolli zyrën e Edi Ramës, për të ironizuar një gjest të Taulant Ballës, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës.
Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës, i gjithë stadiumi shpërtheu në thirrje: Rama jepe dorëheqjen.
Rama nga frika nuk ishte i pranishëm në stadium, por Taulant Balla bëri gjeste fyese në drejtim të tifozëve.
“Një mënyrë e re për të protestuar?
Demonstruesit shqiptarë qëlluan me topa futbolli zyrat e kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen e të cilit e kanë kërkuar prej gati një viti.
Ky "operacion me topa" në Tiranë ishte në përgjigje të një gjesti nga një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës, i konsideruar fyes, gjatë një ndeshjeje futbolli.
Bashkëpunëtori në fjalë ishte Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, së cilës i përket Rama,” raporton media franceze.
🇦🇱 Une nouvelle façon de protester ? Des manifestants albanais ont tiré des ballons de foot contre les bureaux du 1er ministre, Edi Rama, dont ils réclament la démission depuis près d’un an. Une « opération ballons » à Tirana en réponse à un geste d’un de ses proches jugé insultant durant un match de foot. Il s’agit de Taulant Balla, le chef du groupe parlementaire du Parti socialiste, d’où est issu Edi Rama.
© SYRI.net
Buxheti 2027/ Bardhi: Votojmë kundër! Parimi i Ramës, në xhepat e kujt do përfundojnë paratë e shqiptarëve
‘Kjo është politikë, nuk është drejtësi’, thotë Thaçi në Hagë pas vendimit të dënimit të dytë
Bllokimi i kontrollit parlamentar/ Tabaku: Demo e Hitaj refuzojnë dëgjesat, PS bllokon kërkesën për AMA-n