Pesë vende të BE-së do të hapin një qendër deportimi emigrantësh në Ruandë vitin e ardhshëm, si pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të shtuar largimet. Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda pritet të hapin një "qendër kthimi" gati për të pranuar transferime në vitin 2027, njoftuan qeveritë holandeze dhe daneze në deklarata të vecanta. Vendet thanë se skema do të zbatohet për migrantët që qëndrojnë ilegalisht në vendet e tyre dhe që i nënshtrohen deportimit, me qeverinë holandeze që shtoi se do të ofrojë një alternativë nëse të deportuarit nuk mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Të deportuarit do të jenë në gjendje të integrohen në shoqërinë ruandeze ose të kthehen në vendin e tyre të origjinës, thanë vendet. Skema do të zbatohet për njerëzit që kanë shteruar rrugët e tyre ligjore për të qëndruar në pesë vendet, ndryshe nga një marrëveshje e anuluar britanike që parashikonte dërgimin e njerëzve në Ruandë për të përpunuar kërkesat e tyre. Sfidat ligjore bënë që marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar të mos zbatohej kurrë dhe përfundimisht u refuzua nga qeveria e re laburiste në vitin 2024.