E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Veliaj kërkon shtyrjen e gjyqit për arsye shëndetësore, Dumani: Nuk kemi asnjë raport mjekësor
Lajme

Veliaj kërkon shtyrjen e gjyqit për arsye shëndetësore, Dumani: Nuk kemi asnjë raport mjekësor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të jetë i pranishëm në seancat gjyqësore që zhvillohen ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, duke i drejtuar gjykatës një letër përmes së cilës kërkon shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes shëndetësore dhe mungesës së dokumentacionit mjekësor.

Në kërkesën e tij, Veliaj pretendon se prej 10 ditësh po kërkon të pajiset me dokumentacionin përkatës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë shpjegim. Ai thekson se për problemin shëndetësor i është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale dhe se mungesa e informacionit mjekësor e pengon të marrë pjesë në proces.

Në letrën drejtuar gjykatës, kryebashkiaku shkruan:

“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”.

Dumani: Nuk kemi asnjë raport mjekësor për gjendjen e Veliajt

Gjatë seancës, prokurori Altin Dumani ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme nuk disponon asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut që të pasqyrojë gjendjen shëndetësore të Veliajt.

“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”, deklaroi Dumani.

Nga ana tjetër, avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca, kundërshtoi qëndrimin e prokurorit, duke pretenduar se organi i akuzës është në dijeni të problematikave shëndetësore të klientit të tij.

Sipas Ndrecës, Veliaj kërkon të njihet me gjendjen konkrete të këmbës dhe të marrë në dispozicion grafitë përkatëse, në mënyrë që ato të konsultohen edhe me një mjek. Avokati pretendon se pavarësisht kërkesave, kartela mjekësore nuk i është vënë në dispozicion.

“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”, u shpreh Ndreca.

Përplasja mbi dokumentacionin mjekësor dhe gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut është bërë pjesë e diskutimeve në seancë, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën për shtyrjen e saj dhe të vendosë për vijimin e procesit gjyqësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.