Media e rëndësishme franceze, FRANCE INFO, raporton se protestuesit shqiptarë kanë gjetur një mënyrë të re për të protestuar.
Ata kanë gjuajtur me topa futbolli zyrën e Edi Ramës, për të ironizuar një gjest të Taulant Ballës, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës. Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës, i gjithë stadiumi shpërtheu në thirrje: Rama jepe dorëheqjen.
Rama nga frika nuk ishte i pranishëm në stadium, por Taulant Balla bëri gjeste fyese në drejtim të tifozëve.
“Një mënyrë e re për të protestuar?
Demonstruesit shqiptarë qëlluan me topa futbolli zyrat e kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen e të cilit e kanë kërkuar prej gati një viti.
Ky “operacion me topa” në Tiranë ishte në përgjigje të një gjesti nga një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës, i konsideruar fyes, gjatë një ndeshjeje futbolli.
Bashkëpunëtori në fjalë ishte Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, së cilës i përket Rama,” raporton media franceze.











