‘Ky është një grup shumë special në këtë moment’/ Jurgen Klopp nuk i kursen elozhet për skuadrën dhe Brajan Grudën
Kosova do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Irlandës në Nations League me synimin për të siguruar vendin e dytë. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda pritet të bëjë ndryshime në formacionin bazë dhe të kalojë në skemën 3-5-2.
Ndryshimi i parë ka të bëjë me portën, ku mes shtyllave do të kthehet Arijanet Muric që i rimerr kështu vendin Amir Saipit që ishte në fushë në sfidën ndaj Izraelit. Po kështu ndryshime pritet të ketë edhe në mbrojtje ku mund të ketë një risi; debutimin e 19 vjeçarit Bleon Kurtulis që mund të luajë në vend të Hajrizit për të plotësuar treshën e repartit të prapavijës me Lindrit Kamberin dhe Ilir Krasniqin.
Në mesfushë duket se rikthehen të luajnë si titullarë Elvis Rexhbeçaj dhe Lindon Emërllahu, ndërsa në krahë pritet të jenë Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda. Përsa i përket sulmit pritet të jetë dyshja Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, me këtë të fundit që kthehet të luajë titullar, pasi në sfidën me Izraelin e nisi nga pankina
Sfida mes Irlandës dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin ‘Aviva Stadium’ të Dublinit me Kosovën që ka dy rezultate në dispozicion për të siguruar vendin e dytë në Grupin B3, fitoren ose barazimin.
Top Channel