51 organizata shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë ndalimin e dhunës policore ndaj protestuesve, lirimin e personave të arrestuar gjatë tubimeve dhe pezullimin e Paketës Antidhunë. Të njëjtën letër organizatat ia kanë përcjellë edhe 246 institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, duke kërkuar vëmendjen e tyre për situatën në Shqipëri.