“Përgjigje ndaj goditjeve ruse mbi infrastrukturën ukrainase”, Zelensky reagon pas sulmit ndaj urës së Krimesë
Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit.
Kati i poshtëm i saj është evakuuar menjëherë si masë paraprake sigurie, pasi gjatë kontrollit të një zarfi të dyshimtë u zbulua në të një sasi pluhuri .
Sipas informacioneve të para, zarfi ishte dërguar nga jashtë vendit dhe si dërgues figuronte emërtimi “Instituti Britanik”.
Gjithashtu burime nga kjo ministri bëjnë me dije se 4 punonjës policie, tre burra dhe një grua, kanë rënë në kontakt me zarfin në fjalë , por deri tani nuk janë raportuar lëndime apo probleme shëndetësore.
Autoritetet aktivizuan protokollet e sigurisë dhe shërbimet përkatëse po shqyrtojnë përmbajtjen e zarfit për të përcaktuar natyrën e substancës.
Në zonën e evakuuar, ku ndodhen pajisjet e kontrollit të hyrje-daljeve, pritet të kryhet dekontaminimi nga njësia speciale e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, EMAK.
Top Channel