Rey Manaj vetëm tri gola larg barazimit të rekordit të Erjon Bogdanit

Rey Manaj po përjeton një moment të shkëlqyer me fanellën kuqezi, pasi ka shënuar në dy paraqitjet e fundit të Shqipërisë, kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.

Me këto dy gola, sulmuesi i Sivasporit e ka çuar në 15 numrin e realizimeve të tij për Kombëtaren shqiptare dhe është ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit historik të golashënuesve.

Të lidhura

None found

Manaj tashmë është gjithnjë e më pranë një rekordi të rëndësishëm, pasi para tij ndodhet vetëm Erjon Bogdani, i cili ka shënuar 18 gola me Shqipërinë.

Për të barazuar rekordin e Bogdanit, sulmuesit kuqezi i duhen edhe tri gola, ndërsa me katër realizime të tjera do të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses.

Në renditjen e golashënuesve, pas Manajt pozicionohet Alban Bushi me 14 gola. Sokol Cikalleshi dhe Ervin Skela kanë nga 13 realizime secili.

Nëse ruan këtë ritëm, Rey Manaj ka mundësinë të vendosë emrin e tij në majën e listës historike të golashënuesve të Kombëtares së Shqipërisë.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet