Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës
Mario Mitaj në muajt e verës u transferua në kampionatin italian për t’u bashkuar me Genoan. Por fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç pritej prej tij me mbrojtësin e kombëtares që nuk është aktivizuar shumë në fushën e tij.
Megjithatë, agjenti i tij Silvio Pagliari nuk ka asnjë dyshim që Mitaj do të bëhet protagonist në futbollin italian në një të ardhme. Në një intervistë për ‘Tuttomercatoweb’, Pagliari theksoi se pret që në pjesën e dytë të sezonit të shohë Mitajn të aktivizohet më rregullisht.
‘E nisi sezonin pak nën ritëm pasi vjen nga një kampionat i ndryshëm, por në ndeshjet e fundit është parë Mitaj i vërtetë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, është i fortë, që tani është pjesë e ekipit kombëtar. Edhe me Shqipërinë ka zhvilluar ndeshje të mëdha. Mendoj se mund të jetë protagonist në fazën e dytë’-tha Pagliari për mbrojtësin kuqezi që u transferua te Xhenoa nga Al Ittihad.
Top Channel