Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Ilir Shehu alias Ilir Pasholli, i dyshuar për përfshirje në një skemë kontrabande të barnave mes Italisë dhe Shqipërisë. Sekuestrimi përfshin disa kompani, tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete, me pasuri të regjistruara edhe në emër të subjekteve dhe personave të lidhur me të.

Në listën e kompanive të sekuestruara janë “Medicamenta” sh.p.k., “Mega Store” sh.p.k., “Unipharma” sh.p.k. dhe “Italialbania Pharma” sh.p.k.

Procedimi pasuror nr. 23 është regjistruar pas akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, lidhur me dyshimet se shtetasi Ilir Shehu alias Ilir Pasholli,dhe persona të lidhur me të zotërojnë pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.

Nga hetimet rezulton se shtetasi Ilir Shehu alias Ilir Pasholli,  ishte identifikuar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të dyshuar kontrabande të produkteve farmaceutike nga Italia drejt Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë, skema funksiononte përmes manipulimit të dokumentacionit doganor. Fillimisht, në Itali kryheshin blerje të barnave me fatura zyrtare, ku regjistroheshin më shumë se 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Dokumentacioni i eksportit kalonte doganën italiane me vlerën dhe peshën reale të mallrave.

Njoftimi i plotë;

I dënuar në Itali për trafik droge në hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetasit I.Sh. kompanitë dhe pronat

Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit I.Sh., alias I.P. përfshirë subjektet ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ si dhe tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete dhe prona të regjistruara në subjekte të lidhura me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike, rezultoi se shtetasi I.Sh. alias I.P.  ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të shtetasit I. Sh. alias I.P., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurisë të paluajtshme e të luajtshme të subjekteve si më poshtë vijon:

Pasuritë në emër të subjektit I.Sh., alias P:

  1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,
  2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,
  3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,
  4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,
  5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,
  6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,
  7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,
  8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.

 

Për subjektin: Mega Store shpk:

  1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.

Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:

  1. Peugeot, vitprodhimi 2018,
  2. Volksëagen Jetta, vitprodhimi 2015,
  3. Mercedez Benz GLE 2019,
  4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,
  5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,
  6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,
  7. Land Rover Defender,
  8. Peugeot, vitprodhii 2018.

Sekuestrimin e subjektit:

  1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,
  2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;
  3. Subjektin I.Sh. PF;
  4. Subjektin I.Sh. PF;
  5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe
  6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.

Pasuritë në emër të subjektit  H.Sh:

  1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,
  2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,
  3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,
  4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,
  5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe
  6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb