OVL-UÇK: Vendimi ndaj Thaçit është i papranueshëm, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në çështjen që lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Dy muaj pasi u shpall aktgjykimi i shkallës së parë, ku Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, të martën atij iu shqiptua edhe një dënim prej një viti e pesë muajsh burgim për rastin e pengimit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Sipas Jasharit, organizatat e dala nga lufta e kanë kundërshtuar që në fillim të gjithë procesin gjyqësor, pasi, siç pretendon ai, Gjykata Speciale nuk ka dhënë drejtësi në asnjë prej vendimeve të saj.

Jashari: Vendimi ndaj Thaçit është i papranueshëm

“Për ne, dënimi i Hashim Thaçit është i papranueshëm, ashtu siç ka qenë i papranueshëm i gjithë procesi për organizatat e dala nga lufta. Që nga themelimi i saj kemi shprehur kundërshtimet tona dhe gjatë gjithë kësaj kohe është dëshmuar se në asnjë rrethanë, në asnjë moment dhe në asnjë vendim të kësaj gjykate nuk është bërë drejtësi. Edhe sot e them se kjo është një gjykatë politike dhe e konsideroj të drejtë të deklaroj se adresa e saj është në Serbi dhe Rusi. Një tjetër fakt është se, pasi Hashim Thaçi u dënua padrejtësisht, seanca u caktua pikërisht më 17 nëntor. Kjo datë lidhet me 17 nëntorin e vitit 1994, kur nga Lëvizja Popullore e Kosovës u emërtua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Për ne, ky është një argument shtesë se qëllimi i kësaj gjykate ka qenë dhe mbetet goditja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Jashari.

Ai adresoi kritika edhe ndaj Bashkimit Evropian dhe vendeve që financojnë Gjykatën Speciale, duke kërkuar prej tyre të reagojnë për vendimet e këtij institucioni.

Jashari kritikon BE-në dhe vendet që financojnë Gjykatën Speciale

“Ku është bashkësia evropiane, Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian? Ku janë shtetet që financojnë këtë gjykatë të njëanshme, të padrejtë dhe, siç është thënë hapur, raciste? Për ne, gjithçka që ka ndodhur dhe po ndodh është e papranueshme. Që prej krijimit dhe deri më sot kemi deklaruar se nuk i njohim gjykata të tilla. Pyetja tjetër është: ku ndodhen institucionet e Republikës së Kosovës? I bëjmë sërish thirrje që të mos bëjnë kompromise apo pazare me vlerën më të lartë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është një vlerë mbi institucionet dhe ajo solli lirinë e Kosovës. Prandaj, kur kjo luftë preket, institucionet kanë detyrimin të reagojnë dhe ta mbrojnë”, u shpreh ai.

Jashari foli edhe për personat që, sipas tij, kanë bërë marrëveshje në kundërshtim me ligjin, ndërsa kërkoi që institucionet e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar i drejtësisë të mos qëndrojnë pasivë.

Jashari: Institucionet dhe drejtësia ndërkombëtare të mos heshtin

“Dua të ngre edhe një çështje tjetër: ata që kanë bërë pazare dhe kanë luajtur me ligjin, si dhe me kërkesën tonë të vetme për të përfshirë një nen në këtë ligj, besoj se do ta mbyllin jetën e tyre politike me turp. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është një individ, një grup apo pronë e një partie. Ajo është vlerë e çdo personi që sot gëzon lirinë. U bëjmë thirrje institucioneve dhe faktorit të drejtësisë ndërkombëtare të mos qëndrojnë duarkryq”, tha ai.

Përveç Hashim Thaçit, në këtë proces gjyqësor të akuzuar ishin edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Gjykata Speciale e dënoi Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Duke qenë se ai ka qëndruar më shumë se 12 muaj në paraburgim, lirimi i tij do të bëhet menjëherë. Po me 12 muaj burgim u dënua edhe Fadil Fazliu.

Ndërkohë, Isni Kilaj u shpall i pafajshëm nga gjykata, ndërsa Hajredin Kuçi mori një dënim prej një muaji burgim me kusht.


Shtuar më 17.11.2026 12:19

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet