Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

Nga: Kastriot Dervishi
Dy vëllezër ishin të dënuar për arsye politike. I treti përjashtohet nga partia dhe internohet. I fundit i shkruan letër shokut Enver duke kërkuar rikthimin në parti. Vëllezërit i quante "të ndyrë", se se nuk i bënte kurrë shokë etj. Shndërrimi i njeriut ... Natyrisht shoku Enver nuk e lexoi fare letrën.
Pjesë nga letra e gjatë vitit 1977:
"Por edhe ky maskara mundi të maskonte fytyrën e vet të ndyrë, ndryshe ia kishim bërë varrin vetë. Edhe këtij vëllai armik nuk i kam bërë asnjë mbështetje apo ndihmë të çfarëdoshme.
Të dy këta fatkeqësisht vëllezërit e mi i kam dënuar, i dënoj dhe do t'i dënoj për mosmirënjohjen e thellë që treguan ndaj Partisë e pushtetit, që i nxorën në dritë, për spekulimin e madh që bënë në kurriz të nderit e dinjitetit të familjes dhe rrethit tonë familjar, për njollën e madhe që u vunë prindërve të mi shumë të nderuar, të ndershëm, bujarë, zemërgjerë, që as në ëndërr nuk mund ta mendonin armiqësinë e dy prej bijve të tyre, por që pavarësisht nga këto që ndodhën, ata mbeten gjer në vdekje me Partinë; unë i njoh mirë prindërit e mi. S'ka si të mos dënoj dhe urrej shkaktarët e përjashtimit tim nga Partia, këta dy vëllezër të këqij që më shkulën zemrën e më varrosën politikisht. Vëllezër të tillë nuk i bëj kurrë shokë".








































