Haziri paralajmëron protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së

17 Nëntor 2026 | 12:31

Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë aksionit, Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, ka paralajmëruar protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin përballë shqetësimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Haziri u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij në Kosovë që të reagojnë ndaj shqetësimeve të ngritura për mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor në Hagë.

“Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar për Thaçin dhe të tjerët. Kërkojmë atë që i takon çdo njeriu, drejtësi të paanshme dhe respektim të dinjitetit njerëzor”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kërkuar që institucionet dhe përfaqësuesit evropianë të mos i injorojnë shqetësimet e ngritura, duke insistuar në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Në kuadër të aksionit, para objektit të BE-së është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Evropë, ku është drejtësia?”, përmes së cilës organizatorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Në pankartë është paraqitur edhe një krahasim ndërmjet dënimit të ish-presidentit të Serbisë, Vojislav Sheshel, dhe atij të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes këtij krahasimi, organizatorët kanë ngritur pikëpyetje lidhur me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mënyrën e trajtimit të rasteve gjyqësore. Në pjesën e poshtme të pankartës janë përfshirë edhe të dhëna për viktimat dhe pasojat e luftës në Kosovë.

Aksioni është mbajtur në ditën kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin në rastin e njohur si “Thaçi 2”, që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në këtë rast, ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim, ndërsa Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë dënuar me nga 12 muaj burgim.

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është dënuar me një muaj burgim, ndërsa Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet në proceset gjyqësore në Hagë, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po administrohet...
12:27 | 17/11/2026

OVL-UÇK: Vendimi ndaj Thaçit ishte i pritshëm, por i papranueshëm

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) e ka cilësuar “të pritshëm, por të papranueshëm” aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në...
12:22 | 17/11/2026

Thaçi pas dënimit në Hagë: Kjo është politikë, nuk është drejtësi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në sallën e gjyqit në Hagë pas shpalljes së dënimit të tij të dytë nga Dhomat e Specializuara...
12:22 | 17/11/2026