Kënga serbe në KE, aktivistja Emini: Vargje të tilla, s’kanë vend në botën demokratike

Kënga serbe në KE, aktivistja Emini: Vargje të tilla, s’kanë vend në botën demokratike

11:19, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook fjalën e aktivistes së Shoqërisë Civile dhe Ekspertes së politikës së jashtme Donika Emini gjatë Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, e cila e cilësoi të papranueshme përzgjedhjen e një kënge që përmban pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Mesazhi i kreu të PD:

Ju ftoj të ndiqni fjalën e Zj. Donika Emini në Bruksel, pasi korruptokrat serbofilë dhe albanofobë në një akt turpi dhe më shumë se sa kaq zgjedhin për aktivitetin për zgjerimin e BE himnin e serbomadhisë!

Fjala e plotë e Donika Eminit:

Fjala ime fillestare siç mund ta merrni me mend ishte krejt ndryshe nga ajo që do të them sot.

Më lejoni ta nis fjalën time duke ju lexuar disa vargje nga një këngë që u zgjodh për të përfaqësuar Kosovën mbrëmë në një ngjarje që nisi si një aktivitete shumë i mirë. Në fakt një aktivitet shumë i mirë, shumë kulturor të cilin e përkrahën. Unë isha ulur afër Tanjës, kureshtare te shifnim cilën këngë për Shqipërinë e cilnë këngë për Kosovën do të zgjidhnin, por kënga për Kosovën nuk ishte nga Kosova.

Teksti i Këngës për Kosovën ishte ky: ‘O popull serb lëshoni kushtrimin, nuk do të të lëshojmë Kosovë, ti ke qene gjithmonë e jona, kështu ka qenë që nga koha e lashtë’.

Prandaj këtë e shoh si një pikë kthese. Ky mund te jetë një moment shumë i keq ose një mundësi për të folur për pajtimin. Sepse pajtohem me ju. Nuk është se pajtimi, siç e dini, nuk zë një vend të veçantë në agjendën e BE-së. Por pas asaj që ndodhi mbrëmë vërtetë e pyes veten nëse ata e kuptojnë vërtet kompleksitetin e rajonit, edhe pse po flasim për një Komision Evropian që është mjaft i afërt me rajonin.

Kënga që u prezantuar për Kosovën, është një këngë që në fakt shkaktoi trazira politike nga Sllovenia e deri në Kosovë.

Pra ajo flet për pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe kjo është diçka ma ndryshoi krejtësisht fjalën e sotme. Duhet ta pranoj për t;ju dhënë pak kontekst, se ndoshta isha folësja e fundit e ftuar këtu. Ftesën e mora para një jave, apo 10 ditësh dhe mendova se isha shumë e zënë. Nëntori është muaj i ngarkuar, prandaj mendova se ndoshta  se nuk duhet të vija, por më pas pashë listën e folësve. Nuk kishte askënd nga Kosova, atëherë mendova se ndoshta duhej të vija. Më pas desha të bisedoja me përfaqësuesit e shtetit tim sot por nuk arrita ti gjëja sepse ata nuk janë këtu.

Megjithatë jam shumë lumtur që jam këtu, jam e lumtur që zëri im dëgjohet por nuk pranoj të trajtohem thjesht si një simbol përfaqësimi sepse nuk përfaqësoj institucionet e Kosovës. Jam krenare që vij që vij nga Kosova, por i përkas shoqërisë civile. Kam ardhur këtu pikërisht për shkak të regresit që përmendët. Pajtimi është shumë i rëndësishëm sepse nuk është një temë e veçuar dhe nuk mund të trajtohet si e tillë pas gjithë asaj që po shohim në rajon, regresin, funeralin e Ratko Mlladiç. Pretendimet territoriale dhe të gjitha zhvillimet politike në rajon. Nuk mundemi thjesht të heshtim apo ta trajtojmë si diçka që i përket se kaluarës.

Sepse këto dukuri janë ende të pranishme dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur projektojmë të ardhmen e rajonit. Prandaj erdha në Bruksel me pritshmëri shumë të lartë, për të qene e sinqertë, sepse e di që një person shumë i mirë tani është përgjegjës për pajtimin dhe po angazhohet në mënyrë aktive për të punuar  me rajonin.

Kisha një listë shumë të gjatë të gjerave që duhej t’i bënim së bashku. Por në vend të kësaj, u përballa me diçka që ishte mjaft e vështirë për tu përtypur. Dhe siç e dini edhe koha kur ndodhi kishte shume peshë. Sepse Munira ishte aty dhe me gjithë dhimbjen që mbart kishte ardhur deri ne Bruksel për të folur për pajtimin. Në po zotoheshim që ajo që ndodhi në Ballkanin perëndimor në Srebrenicë dhe Kosovë, ndonëse Kosova nuk u përmend të mos përsëritej në Ukrainë

Dhe më pas u dëgjua ajo këngë. Unë dola jashtë sepse nuk e dija si ta përballoja atë. Pra çështja është se ajo këngë nuk është për Kosovën.

Ju lutem, mos...nuk po flas në emër të Kosovës. Po flas në emër të çdo personi në këtë sallë që ka punuar për pajtimin që ia ka kushtuar jetën pajtimit dhe përballjes me të kaluarën, përfshirë edhe ata në Serbi. Dhe kjo këngë duhet tu flasë edhe njerëzve në BE, atyre që angazhohen sot në Ukrainë, sepse duhet të tregojmë kujdes në mënyrën si i trajtojmë ndjeshmëritë e vendeve dhe rajoneve të pasluftës. Për informacioni tuaj dua t’u drejtohem miqve të mi perëndimorë sepse shpesh me thonë, ‘Pse jeni kaq të ndjeshëm’. Nuk është çështje emocionale. Më lejoni t’ju shpjegoj. Kur procesi i zgjerimit të BE po zhvillohej në Polonie e Çeki dhe zgjerimi i BE dhe NATO-s ishte përdorur si përshpejtues. Nëse në atë takim do të dëgjohej një këngë gjermane që pretendonte territoret e Polonisë dhe Çekisë nuk besoj se do kishim Evropën që njohim sot. Ose gjatë pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë, nëse Gjermania do të sillte një kënge të tillë. Pra le të jemi të qartë.

Kjo çështje shkon përtej Kosovës. Shkon shumë përtej Ballkanit perëndimor, ka të bëjë me Evropën dhe mënyrën se si i trajtojmë situata shumë më të ndërlikuara se kjo. Prandaj nuk do të habitesha, sinqerisht nëse këto vargje do ti dëgjoja në Gazimestan, ku përballemi vazhdimisht me këtë çështje, apo në një tubim të Sllobodan Millosheviçit, ose nacionalistësh. Por u habita shumë që i dëgjova pikërisht në Komisionin Evropian. Një projekt paqeje, një projekt që e udhëheq rajonin drejt demokracisë. Vargje të tilla, këngë të tilla dhe diktime të këtij lloji nuk kanë vend në botën demokratike. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Dhe se fundi, nuk dua që kolegët tanë  serbë të mendojnë se kam diçka kundër këngëve serbe që luhen këtu. Në fakt në mezi prisnim të dëgjonim një këngë serbe dhe më pas një këngë shqipe. Sepse serbishtja është gjithashtu gjuhë zyrtare e Kosovës. Do të isha shumë e lumtura të dëgjoja një këngë serbe e pastaj një kënge shqipe me të cilat do të kërcenim bashke. Do ti kapërcenim ndarjet tona, siç thua ti Munira. Por ajo që ndodhi mbrëmë ishte krejtësisht diçka që nuk duhej të ndodhte.

Kur erdha këtu dhe kjo është pika ime e fundit, kisha një listë të gjatë të gjerave që duhej të bënim për zgjerimin, për pajtimin. Por po kthehem me pritshmëri shumë më të ulëta. Tani kërkesa ime është. A mundeni të paktën të mos i riprodhoni narrativat revizioniste dhe propagandistike të një regjimi që e përçau rajonin dhe e bëri pajtimin kaq të vështirë deri më sot.

Pra ajo që kërkoj tani nga BE, është një fillim i ri të mos i riprodhojë këto narrative por edhe të punojë me ne në rajon për të çuar procesin përpara. Sa i përket pajtimit, një çështje tjetër  që nuk lidhet me këngën e cila më mori një pjesë të madhe të fjalës time është edhe dialogu Kosovë – Serbi. Dhe kjo ka diçka që do të doja ta përmendja si një proces shumë të rëndësishëm, jo vetëm për përballjen me të kaluarën por edhe për tu marrë me problemin më të madh të pazgjidhur në rajon. Sepse dua të them vetë fakti që Bosnja dhe Kosova janë këtu ngre pyetjen, ku janë pikat e nxehta në rajon

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco