Gjykata pranon kërkesën e Veliajt, shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut, ja kur do të zhvillohet seanca e radhës

Gjykata ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për shtyrje të seancës.
Kryebashkiaku përmes një letre, kërkoi nga gjykata që të merrte pjesë fizikisht në seancë, por theksoi se gjendja e tij shëndetësore e pamundëson këtë gjë.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësore, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, shprehet Veliaj në letrën drejtuar gjykatës.
Prokurorët e SPAK Ols Dado dhe Altin Dumani theksuan se gjendja nuk është aq emergjente, sa të pamundësojë ardhjen e tij.
Pasi dëgjuan pretendimet e palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi, ku në përfundim, u vendos që seanca gjyqësore të shtyhet.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 24 nëntor.




