E martë, 17 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump udhëton drejt Filipineve, presidenti i SHBA: Do takoj Xi Jinping, Putin, ndoshta edhe Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të udhëtojë këtë të martë drejt Filipineve, në kuadër të vizitës së tij në Azi, ku do të marrë pjesë në takime të rëndësishme ekonomike dhe diplomatike. Vizita e Trump në Azi përfshin samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor që do të zhvillohet në Kine, si dhe takime të rëndësishme me liderët e Kinës dhe Rusisë. Presidenti amerikan ka deklaruar gjithashtu se mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Po bëjmë një udhëtim të madh. Do të shkojmë në Filipine. Ata do të kenë takime të mëdha kryesisht për ekonominë, por do të diskutohen edhe shumë gjëra të tjera. Dhe ekonomikisht, ne po i kryesojmë çdo vend në botë me shumë diferencë, kështu që unë do të mbaj një fjalim të rëndësishëm. Pastaj do të shkojmë në Kinë dhe do të jem me Presidentin Xi. Do të takohemi edhe me Presidentin Putin dhe mund të takohemi edhe me Kim Jong Un. Kjo do të jetë mirë. Kemi një shans për të arritur shumë”, tha Trump.

Një nga zhvillimet kryesore të kësaj vizite është rikthimi i takimit të liderëve të grupimit Quad, ku bëjnë pjesë SHBA-ja, Japonia, Australia dhe India. Ky do të jetë takimi i parë i këtij formati gjatë presidencës së dytë të Trump.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë siguria detare, inteligjenca artificiale, kufizimet e eksporteve, mineralet  dhe diversifikimi i zinxhirëve të furnizimit.

Vizita e Trump zhvillohet në një moment të ndërlikuar për administratën amerikane, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit dhe tensioneve të reja tregtare me Pekinin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.