VIDEO/ Brazili shpërthen ndaj Singaporit, fitore 7-0 dhe spektakël i Vinicius Junior

VIDEO/ Brazili shpërthen ndaj Singaporit, fitore 7-0 dhe spektakël i Vinicius Junior

12:54, 17/11/2026

Brazili ka reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes 3-2 ndaj Japonisë, duke regjistruar një fitore të thellë 7-0 në miqësoren kundër Singaporit. Seleçao dhuroi një spektakël ofensiv, duke dominuar plotësisht takimin, ndërsa protagonisti absolut ishte Vinicius Junior, autor i tre golave.

Sulmuesi i Real Madridit zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të, pas një pasimi të Bruno Guimaraes. Vinicius kontrolloi bukur topin brenda zonës, shmangu kundërshtarin dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.


Vinicius Goal. Singapore [0-1] Brazil
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer

Vetëm gjashtë minuta më vonë, braziliani realizoi golin e dytë personal. Këtë herë ishte Endrick ai që e shërbeu në mënyrë perfekte, duke i dhënë mundësinë Viniciusit të godiste saktë dhe të dyfishonte avantazhin.


Vinicius Goal. Singapore [0-2] Brazil
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer

Në minutën e 21-të erdhi edhe goli i tretë, sërish me autor Vinicius Junior. Pas një asistimi të Estêvão, sulmuesi përfitoi nga një situatë ideale përballë portës bosh dhe kompletoi tripletën personale.


Vinicius Goal. Singapore [0-3] Brazil
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer

Brazili nuk e uli ritmin dhe në minutën e 31-të shënoi golin e katërt. Endrick ishte protagonist me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, duke dërguar topin në cepin e portës dhe duke konfirmuar cilësitë e tij.


Singapore [0-4] Brazil. Endrick Goal
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer

Në pjesën e dytë, dominimi brazilian vazhdoi. Në minutën e 51-të, Estêvão përfitoi nga një top i kthyer dhe me një goditje të fuqishme realizoi golin e pestë. Talenti brazilian ishte një nga emrat më të spikatur të takimit, duke kontribuar edhe me asistin për golin e tretë të Viniciusit.


Singapore [0-5] Brazil. Estevao 51'
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer

Në minutën e 65-të, Rayan çoi shifrat në 6-0, pas një pasimi të Allan Elias, ndërsa rezultatin përfundimtar 7-0 e vulosi Raoul Suhaimi në minutën e 74-t, me një autogol të pafat.


Singapore [0-6] Brazil. Rayan 65'
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer

Kështu, Brazili mbylli me një fitore bindëse këtë miqësore, duke dhënë një përgjigje pas disfatës ndaj Japonisë. Vinicius Junior ishte pa dyshim ylli i ndeshjes, por paraqitja e Endrick, Estêvão dhe Rayan konfirmoi gjithashtu potencialin e madh ofensiv të Seleçaos. Një sukses që i jep skuadrës besim dhe qetësi pas kritikave të ditëve të fundit.


Singapore [0-7] Brazil. Suhaimi 74' (Own Goal)
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco