Ndreca: Veliaj tha të vërtetën për pretendimet ndaj Gogut, Rama duhet të nisë hetim

Pas seancës në GJKKO për kryebashkiakun Eruion Veliaj, avokati Plarent Ndreca komentoi për mediat edhe deklaratat e klientit të tij lidhur me një takim me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e paraburgimit. Sipas Veliajt, Gogu e kishte kërcënuar duke i përcjellë një porosi të kryeministrit Edi Rama.

Ndreca deklaroi se Veliaj ka treguar të vërtetën dhe se këto pretendime duhet t’u nënshtrohen verifikimeve nga institucionet kompetente. Ai theksoi se kryeministri nuk duhet të pozicionohet në këtë përplasje, por të kërkojë që rrethanat të zbardhen plotësisht.

Të lidhura

None found

Avokati kritikoi edhe mospranimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Sipas tij, ky komision do të kishte mundësuar shqyrtimin e dokumenteve sekrete dhe sqarimin e plotë të çështjes.

“Rama nuk duhet të mbajë krahë, por të bëjë hetime. Ne kemi thënë të vërtetën tonë dhe tani duhet të veprojnë institucionet. Kërkesa jonë për komision hetimor nuk ka marrë përgjigje, ndërsa dokumentet sekrete duhet të shqyrtohen. Heshtja e tij tregon se problemi nuk qëndron te Veliaj, por diku tjetër”, deklaroi Ndreca.


Shtuar më 17.11.2026 13:00

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet