Berisha për projektbuxhetin: Mungesë transparence dhe konsultimesh me qytetarët e bizneset
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur kritika ndaj projektbuxhetit, duke ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e hartimit të tij apo mungesën e konsultimeve publike.
Në deklaratën e tij, Berisha e ka cilësuar buxhetin si të hartuar në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjera, ai ka kërkuar më shumë transparencë dhe përfshirje të grupeve të interesit në këtë proces.
Reagimi i plotë:
“Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti.
Si buxheti i hartuar nga një organizatë kriminale në të cilën shtylla kryesore e të ardhurave bazohet në një paketë fiskale, paketë fiskale që shkel të gjitha ligjet bazë të këtij vendi, Kushtetutën e Shqipërisë dhe sigurinë juridike që ajo garanton për qytetarët shqiptarë, për bizneset dhe për çdo gjë tjetër në këtë vend.
Ky buxhet, në kundërshtim me përcaktimet e qarta ligjore, ka shkelur çdo lloj afati të parashikuar për konsultime publike.
Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Me shumë të drejtë dhomat e tregtisë, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane dhe të gjithë shoqatat përfaqësuese të interesave të bizneseve kanë protestuar, kanë hedhur poshtë këtë paketë, në të cilën Padrinoja i vë para faktit të kryer.
Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Detyrim ligjor.
Pra injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare”, tha Berisha.
GJKKO vendos vijimin e seancës pa praninë e Veliajt, trupi gjykues rrëzon pretendimin e mbrojtjes
Homazhe në Policinë Fier për oficerin e Krimeve të Rënda Ermal Lulaj
Zjarr i madh në një stan bagëtish në Cërrik, flakët shuhen pas më shumë se 9 orësh (VIDEO)
- 13:02 Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për dënimin e Thaçit?
- 12:57 Bashkia e Tiranës përkujton 82-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit
- 12:33 Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
- 12:31 Haziri paralajmëron protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së
- 12:27 Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale
- 12:22 OVL-UÇK: Vendimi ndaj Thaçit ishte i pritshëm, por i papranueshëm