Tuesday / November 17 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Artikull i Sponsorizuar

Uklon nis testimin beta të shërbimit të transportit me taksi në Shqipëri

Share Share Icon

Kompania ndërkombëtare e teknologjisë Uklon, pjesë e Kyivstar Group Limited (KGL), e listuar në bursën Nasdaq, njofton nisjen e fazës së testimit beta të shërbimit të saj të transportit me taksi në Tiranë, Shqipëri.

Faza e testimit beta, e cila pritet të zgjasë disa javë, synon të verifikojë performancën teknike të aplikacionit, saktësinë e hartave, algoritmet e përzgjedhjes dhe lidhjes së pasagjerëve me drejtuesit e mjeteve, si dhe përllogaritjen automatike të itinerareve. Paralelisht, Uklon po krijon partneritete me operatorë lokalë të flotave të taksive dhe drejtues mjetesh, me qëllim ndërtimin dhe konsolidimin e proceseve operacionale përpara lançimit të plotë komercial të shërbimit.

Hyrja e Uklon në tregun shqiptar përbën një hap strategjik në zgjerimin e shërbimit drejt vendeve të reja dhe shënon fazën e parë të zgjerimit ndërkombëtar pas lançimit të suksesshëm në tregun e Uzbekistanit në vitin 2023. Uklon planifikon të investojë rreth 15 milionë dollarë në Shqipëri gjatë katër viteve të ardhshme, për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e aktivitetit të saj në vend.

“Shqipëria është një treg me potencial të lartë për rritje ekonomike dhe me një kërkesë gjithnjë e më të madhe për shërbime digjitale, çka e bën atë një treg shumë të përshtatshëm për Uklon”, u shpreh Serhii Hryshkov, CEO i Uklon.

“Nisja e fazës së testimit beta na mundëson të vlerësojmë dhe të përmirësojmë modelin tonë të operimit në këtë treg, duke e përshtatur atë me kushtet dhe nevojat lokale përpara lançimit të plotë komercial. Synimi ynë është t’i ofrojmë tregut shqiptar një zgjidhje transparente, të përshtatshme dhe të besueshme për lëvizshmërinë urbane, të krijojmë qindra mundësi të reja vetëpunësimi për drejtuesit e mjeteve dhe të vendosim një standard të ri cilësie në transportin urban.”

Gjatë fazës së testimit beta, ekipi i zhvilluesve të Uklon do të mbledhë përshtypje dhe sugjerime nga përdoruesit dhe partnerët e parë, për të përmirësuar dhe optimizuar të gjitha funksionalitetet e aplikacionit përpara lançimit të plotë të shërbimit në treg.

Aplikacionet Uklon mund të shkarkohen në links të mëposhtëm:

Uklon për pasagjerët

Uklon për drejtuesit e mjeteve

 

Përveç shërbimit të transportit me taksi, ekosistemi i shërbimeve digjitale të kompanisë përfshin Uklon Delivery, platformën e reklamimit Uklon Ads, platformën e tregtisë elektronike Uklon Store dhe shërbimin e rezervimit të biletave të autobusit Uklon Travel, të gjitha të integruara në një aplikacion të vetëm.

Për çdo kërkesë nga media, ju lutemi kontaktoni në: [email protected]

Rreth kompanisë

Uklon është një kompani ndërkombëtare teknologjie, e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale B2B dhe B2C për lëvizshmërinë urbane dhe logjistikën.

E themeluar më shumë se 16 vite më parë në Ukrainë, Uklon është sot një ekosistem shërbimesh digjitale që integron në një aplikacion të vetëm transportin me taksi, Uklon Delivery, platformën e reklamimit Uklon Ads, platformën e tregtisë elektronike Uklon Store dhe shërbimin e rezervimit të biletave të autobusit Uklon Travel.

Që prej nëntorit 2026, Uklon është e pranishme në Ukrainë, Uzbekistan dhe Shqipëri.

Në prill 2025, Uklon u ble nga JSC Kyivstar, një filial në pronësi të plotë të Kyivstar Group Ltd. (Nasdaq: KYIV; KYIVW), aksionet e së cilës tregtohen në bursën Nasdaq dhe që është pjesë e grupit VEON.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Jumbo: 15 vite në Shqipëri, konsolidim dhe rritje në disa tregje

Ani Xhetani- CEO Jumbo Western Balkans & Moldova   Si do ta vlerësonit ecurinë e Jumbo-s gjatë vitit 2025? Viti 2025 ka qenë një vit shumë pozi...

Nov 10, 2026 5 Min Lexim

Intesa Sanpaolo: Rezultatet rekord konfirmojnë forcën e modelit të biznesit

Rezultate rekord, rishikim në rritje i parashikimit të fitimit për vitin 2026 dhe një transaksion që pritet t’i japë një shtysë të re rritjes së Gr...

Nov 4, 2026 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!