Nga GJKKO, ku u paraqit për gjyqin e Erion Veliajt, Plarent Ndreca iu përgjigj pretendimeve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, i cili i akuzoi të dy Veliajn se po gënjenin lidhur me akuzat që kanë hedhur në publik se Veliaj është kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i është kërkuar dorëheqja nga drejtimi Bashkisë së Tiranës.

Ndreca tha se nuk ka diskutuar me Veliajn për zhvillimet në Asamblenë e PS, sepse ende nuk janë takuar. Sipas tij, nëse Rama është i shqetësuar, duke të kishte nisur hetimet për ministrin e tij Toni Gogu, për të cilin Veliaj pretendon se e kërcënoi në emër të kryeministrit.

“Zoti Veliaj i ka bërë publike pretendimet e tij. Kryeministri i Shqipërisë ka detyrimin të bëjë hetime mbi këtë situatë. Nuk duhet mbajtur anë pa bërë asnjë hetim. Institucionet kushtetuese kanë detyrimin të verifikojnë se si është hyrë, si është zhvilluar takimi, çfarë është thënë dhe ku është thënë.

Ne kemi thënë të vërtetën tonë. Kërkesës sonë për komision hetimor ende nuk i janë përgjigjur. E kemi bërë atë kërkesë sepse ka nevojë të verifikohet dokumenti sekret dhe ajo që pretendohet se është informacion sekret. Ka nevojë për ballafaqim dhe deklarim publik. Zoti Veliaj ka marrë përsipër të bëjë deklarimet e tij nën betim. Kërkesat tona po injorohen dhe nuk po veprohet për të hetuar pikërisht atë që kemi kërkuar publikisht.”

Ne i kemi të dhënat, por duhet t’i mbledhë prokuroria. Prokuroria duhet t’i mbledhë vetë, sepse i ka aty. Ne e kemi bërë kallëzimin penal, kështu që prokuroria le të verifikojë.”

Nuk kam mundur ta kontaktoj. Siç e thashë edhe në gjykatë, nuk e kam takuar që nga e premtja, në mos gaboj, ndaj nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Nga Asambleja po dalin 10 versione. Mbledhja ishte e mbyllur dhe nuk dihet cili është versioni i saktë. Po të marrim si të mirëqenë versionin që thoni ju, unë nuk kam thënë në asnjë moment se kam qenë i pranishëm. Unë kam përcjellë atë që më ka thënë klienti im.

Nëse kryeministri është i shqetësuar për të vërtetën, duhet të kishte nisur hetimet për ministrin e tij. Hetimet mund të sjellin të dhëna që vërtetojnë se çfarë ka ndodhur. Përgjegjësia për mungesën e hetimit dhe për heshtjen nuk bie mbi zotin Veliaj. Ai është në paraburgim dhe nuk mund t’i kërkohet të mbledhë prova. Provat i kanë institucionet. Ato duhet të bëjnë veprimet e tyre, të hetojnë e të nxjerrin të vërtetën, pa goditur avokatin e zotit Veliaj”, tha Ndreca.


Lajmi kryesor:

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e gjyqit! Kryebashkiaku: Doja të isha, por kam probleme me këmbën! Dado: Kërkoi leje për Asamblenë e PS-së, në sallë thotë se s’mund të vijë (VIDEO)