Shëngjergji pa drita prej mbrëmjes së kaluar, bizneset mbyllin dyert për klientët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2026, 13:29

Banorët e zonës së Shëngjergjit po përballen me probleme të vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike. Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë ndërprerjet e energjisë që kanë nisur që prej mbrëmjes së kaluar dhe po shkaktojnë vështirësi për bizneset dhe shërbimet në zonë.

Qytetari, i cili administron një restorant, shprehet se mungesa e energjisë po e detyron të mbyllë aktivitetin, ndërsa produktet ushqimore të ruajtura në frigoriferë rrezikojnë të prishen.

Sipas denoncimit, problematika nuk prek vetëm bizneset, por edhe institucione të rëndësishme për komunitetin, si shkolla, ambulanca dhe njësia administrative.

Ai shton se edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur ndërprerje të përsëritura, me shkëputje të energjisë që kanë zgjatur rreth dy orë.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike, pasi situata po ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e përditshëm dhe shërbimet për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit