
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Ligën e Kombeve 2026-2027. Serbia e drejtuar nga Veljko Paunovic e ka mbyllur fazën e grupeve në mënyrën më të keqe të mundshme, me gjashtë humbje në gjashtë ndeshje dhe zero pikë, por pavarësisht këtij bilanci, ende nuk e ka humbur përfundimisht vendin në Ligën A.
Sipas rregullores së UEFA-s, e cila parashikon ndryshime të rëndësishme në formatin e ardhshëm të kompeticionit, këtë edicion nuk do të bien automatikisht në Ligën B të gjitha skuadrat që përfundojnë në vendin e fundit. Vetëm dy përfaqësueset me renditjen më të dobët mes vendeve të katërta do të zbresin menjëherë një kategori më poshtë.
Këtu qëndron edhe arsyeja pse Serbia ka ende shpresë. Pavarësisht se nuk mori asnjë pikë, përfaqësuesja ballkanike regjistroi një golaverazh prej -8, ndërsa Turqia dhe Republika Çeke, të cilat gjithashtu e mbyllën grupin me zero pikë, patën një diferencë golash prej -11.
Kjo bëri që Serbia të renditej më mirë në klasifikimin e përgjithshëm të skuadrave të vendeve të fundit, duke shmangur rënien e menjëhershme.
Tashmë, serbët do të duhet të luajnë në fazën e play-off-it për mbijetesën në Ligën A. Përballja do të zhvillohet me dy ndeshje, vajtje-ardhje, më 25 dhe 30 mars 2027, me Serbinë që do ta ketë ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Kundërshtari do të përcaktohet nga katër skuadrat që përfundojnë në vendin e dytë në Ligën B. Sllovenia e ka siguruar tashmë këtë pozicion, ndërsa për tri vendet e tjera janë në garë Hungaria, Irlanda e Veriut, Ukraina, Kosova, Irlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina dhe Polonia.
Një situatë paradoksale për Serbinë, e cila pas gjashtë disfatave radhazi ka ende mundësinë të shpëtojë nga rënia në Ligën B.
