Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së për akuzën e përdhunimit

17 Nëntor 2026 | 13:49

Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se dje, më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK, Bali Hoxha është shpallur i pafajshëm.

Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

28-vjeçari, nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk në Angli, akuzohehej për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje derisa i njëjti po ndihmonte në trajnimin e personelit nga ushtria ukrainase.

Hoxha i ka mohuar akuzuat, ndërsa thuhet se sulmi i dyshuar ndodhi përgjatë një shtegu këmbësorësh midis Rrugës Prince of Wales dhe Parkut Tregtar Riverside rreth orës 23:30 më 17 shtator

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për dënimin e Thaçit?

Dënimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë në Hagë është pasqyruar nga disa media ndërkombëtare,...
13:02 | 17/11/2026

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë. Përmes një...
12:33 | 17/11/2026

Haziri paralajmëron protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së

Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës,...
12:31 | 17/11/2026