Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tha se është diçka e rëndësishme që prokurimin publik ta shohim si një instrument ekonomik
Nga aspekti ekonomik dua ta shoh shtetin si klienti më i madh që biznesi ka. Është rëndësishme që ne ta shohim prokurimin publik si një instrument ekonomik, përmes të cilit shteti ndikon në mënyrën se si funksionon tregu, nxit konkurrencën, përmirëson standardet dhe krijon mundësi të reja për sipërmarrjen. Ne synojmë të kalojmë nga një sistem ku prokurimi dhe institucionet janë të fragmentuara në trajtimin e nevojave të tyre, në një sistem të integruar ku Operatori i Blerjeve të Përqendruara nuk merret më vetëm me procesin e prokurimit, por merret me të gjithë sistemin e prokurimit, që nga identifikimi i nevojave, te analiza e tregut, te standardizimi i specifikimeve, te organizimi i procedurave dhe te vlerësimi i rezultateve.
Nevojat e institucioneve do të identifikohen që në fazën e planifikimit të buxhetit dhe do të përkthehen në një regjistër të konsoliduar prokurimesh, i cili do të hartohet tashmë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Bizneset do të njihen shumë më herët me kërkesën që shteti do të ketë për mallra dhe produkte dhe do të kenë mundësi që të planifikojnë më mirë edhe kapacitetet e tyre, edhe prodhimin, edhe furnizimet, por edhe punësimin që do të jetë i nevojshëm për të zbatuar ato kontrata që do të ketë nevojë shteti", tha Ibrahimaj.
Lajmi kryesor:
Modeli i ri i prokurimeve publike nën mbikëqyrjen e Diellës, Rama: Dosje virtuale për çdo biznes, më shumë transparencë








