Limaj kërkon reagim institucional pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke kërkuar që institucionet e Kosovës të shqyrtojnë funksionimin dhe mandatin e kësaj gjykate.

Në një postim në Facebook, Limaj e ka cilësuar vendimin si një tjetër padrejtësi dhe ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, po administrohet drejtësia në emër të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Edhe një padrejtësi, edhe një arsye më shumë për të ngritur seriozisht çështjen e drejtësisë që po administrohet në emër të Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Sipas tij, drejtësia nuk mund të matet vetëm me shpalljen e një vendimi gjyqësor, por duhet të mbështetet te parimi i trajtimit të barabartë të të gjitha palëve.

“Drejtësia nuk është vetëm shpallja e një aktgjykimi. Ajo kërkon paanshmëri, integritet, barazi të palëve dhe zbatim të standardeve të njëjta për të gjithë”, ka deklaruar ai.

Limaj ka nënvizuar se çdo proces gjyqësor duhet të sigurojë të drejtën për mbrojtje, vlerësim të paanshëm të provave dhe respektim të plotë të kritereve që lidhen me një gjykim të drejtë.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të mos i lënë pas dore shqetësimet lidhur me zhvillimin e proceseve në Hagë dhe të ndërmarrin hapa konkretë.

“Kosova nuk mund të mbetet vetëm spektatore. Institucionet tona duhet të marrin përgjegjësinë që u takon. Kuvendi duhet të veprojë, ligji duhet të rikthehet në fuqi dhe duhet të hapet një debat serioz për të ardhmen dhe mandatin e kësaj Gjykate”, ka shkruar Limaj.

Në përmbyllje, ai ka thënë se Kosovës i nevojitet drejtësi e vërtetë, dinjitet dhe institucione që mbrojnë interesat e shtetit.

Reagimi i Fatmir Limajt u bë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat e dënuan Hashim Thaçin me 17 muaj burgim në çështjen që lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë.


Shtuar më 17.11.2026 13:46

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet