Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve, Diella do të përfshihet në të gjitha hallkat e procesit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të martë modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, përmes të cilit synohet reformimi i sistemit të prokurimit publik në Shqipëri.
Modeli i ri parashikon kalimin nga një sistem i fokusuar te procedurat në një model të orientuar drejt rezultateve, me më shumë transparencë dhe siguri, ulje të barrës ekonomike për bizneset dhe eliminim të burokracive për institucionet dhe sipërmarrjen.
Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se do të ndërtohet një sistem i ri elektronik i prokurimeve publike, ku rol të rëndësishëm do të ketë inteligjenca artificiale përmes platformës Diella. Sipas tij, kjo platformë do të përfshihet në të gjitha hallkat e procesit, nga planifikimi i prokurimeve dhe hartimi i dokumentacionit, deri te analiza e riskut dhe shqyrtimi i ofertave.
“Sot jemi gati të nisim punën për ndërtimin e sistemit të ri të prokurimit. Një sistem unik, jo vetëm në Shqipëri, por shumë më gjerë, ku inteligjenca artificiale do të flasë gjuhën e çdo grupi interesi që e ka të lidhur aktivitetin e tij me prokurimet publike. Për sipërmarrjen do të ketë shumë më tepër qartësi, shpejtësi dhe transparencë absolute. Po aq e rëndësishme është se do të ketë ulje të kostove dhe eliminim masiv të burokracisë. Asnjë biznes s’do të mbledhë letra lart e poshtë për të pasur mundësinë të dorëzojë një ofertë për një prokurim publik, pasi gjithçka që lidhet me informacionin për secilin biznes do të kalojë përmes Diellës. Çdo biznes do të ketë një dosje virtuale, me të dhëna nga mbi 40 regjistra publikë, të cilët do të mund të hapen me një klik të vetëm. Kështu do të bëhet e gjithë puna që sot biznesi e bën duke angazhuar njerëz, duke harxhuar kohë dhe duke ndeshur pengesa të natyrave të ndryshme”, tha Rama.
Mbikëqyrja e Diellës do të nisë që përpara shpalljes së tenderit, kur përcaktohet fondi limit, dhe do të vijojë pasi bizneset të kenë dorëzuar ofertat.
“Ky do të jetë një revolucion për përcaktimin e fondeve limit, si dhe për mënyrën e shqyrtimit dhe të vlerësimit të ofertave. Të gjitha këto do të jenë nën mbikëqyrjen e Diellës, e cila po përgatitet të ofrojë zgjidhje me algoritme inteligjente për të gjitha hallkat e këtij procesi. Procesi i reformimit dhe i modernizimit të prokurimit publik mbështetet në standardet e transparencës”, vijoi Rama.
Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së për akuzën e përdhunimit
Gjyqi i dytë në Hagë, Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari i akuzuar për trafikimin e 485 kg kokainë në Fier (EMRI)
- 13:55 Trump: Kim Jong Un do të donte të vinte në Kinë
- 13:49 Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së për akuzën e përdhunimit
- 13:46 Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj firmave që ndërtojnë vendbanime izraelite në Bregun Perëndimor
- 13:30 Videot erotike, reagon Majko: Kam folur për kontaktet me krimin e organizuar që duhet të largohen nga politika
- 13:24 Reforma Zgjedhore, PD prezanton propozimet: Lista 100% të hapura dhe rikthimi i koalicioneve
- 13:17 Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë