• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet/ “Ekonomia” miraton me 8 vota aktin për dëmshpërblimin e bizneseve nga protestat! Cara: Pse dy standarde? Braçe: Dhuna s’është protestë

by A. Q
17/11/2026 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 8 vota pro dhe 3 abstenime, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi aktin normativ “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”.

Miratimi u parapri nga debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave, si dhe përgjegjësinë për dëmtimin e pronës publike.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të martë, deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, akuzoi qeverinë se po përdor dy standarde për dëmshpërblimet, duke ngritur pyetjen se përse nuk është treguar i njëjti shqetësim për qytetarët e dëmtuar nga përmbytjet apo për protestuesit që, sipas tij, kanë pësuar dëmtime shëndetësore nga ndërhyrjet e policisë.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi sqarime se kush do të paguajë për dëmet e shkaktuara në institucionet publike, rrjetin rrugor, ndriçimin dhe shërbimet e tjera gjatë protestave. Ai theksoi se dhuna nuk mund të trajtohet si protestë dhe se personat përgjegjës duhet të përgjigjen për dëmet e shkaktuara.

Debati mes dy deputetëve u shoqërua me replika, ndërsa Cara akuzoi qeverinë se po kërkon të penalizojë dhe të trembë protestuesit. Ai kërkoi që i njëjti standard të zbatohet edhe për dëmet në buxhetin e shtetit, të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si dhe për dëmet shëndetësore të protestuesve.

Në diskutim ndërhyri edhe kryetarja e komisionit, Milva Ekonomi, e cila theksoi se duhen marrë parasysh edhe dëmtimet e punonjësve të policisë gjatë protestave.

Sipas të dhënave të paraqitura nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, deri më 16 nëntor, 125 biznese kanë pretenduar dëme në vlerën totale prej 3.59 milionë eurosh.

Akti normativ mbulon bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë, të cilat, sipas ministrisë, kanë më pak rezerva financiare për të përballuar dëmet. Mekanizmi parashikon që fillimisht të paguajë sigurimi, ndërsa shteti të mbulojë pjesën e mbetur dhe më pas të kërkojë rikuperimin e shumave nga personat përgjegjës.

Përfaqësuesit e ministrisë sqaruan se financimi pritet të alokohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me mundësi përdorimin e fondit rezervë të buxhetit.

Ndërkohë, për dëmet e shkaktuara në institucionet publike, përfaqësuesit e qeverisë sqaruan se akti normativ është hartuar posaçërisht për bizneset e vogla dhe se çështja e dëmeve në pronën publike duhet të trajtohet nga Avokatura e Shtetit.

Kryetarja e komisionit, Milva Ekonomi, e cilësoi emergjent miratimin e aktit normativ për t’u ardhur në ndihmë bizneseve të dëmtuara.

Debati i plotë në Komisionin e Ekonomisë:

Përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë: Biznesin e vogël me 14 mln lekë mbulon akti. Biznesi ka më pak rezerva për të përballuar një goditje. Sigurimi paguan i pari, shteti paguan pjesën e mbetur dhe kërkon shumën nga përgjegjësi. Deri më 16 nëntor, vlera që 125 biznese pretendojnë është 3.59 mln euro.

Milva Ekonomi: Ta kalojmë këtë akt normativ, është emergjente t’u vijmë në ndihmë bizneseve.

Erjon Braçe: Po dëmi që kanë shkaktuar në institucione publike kush do ta paguajë dhe si do të kompensohen institucionet publike? P.sh., ndërmarrja me rrugët, me ndriçim, mirëmbajtjen, fjala bie, dëmi që i është shkaktuar gjithë rrjetit rrugor, ndërmarrja e grumbullimit të mbetjeve dhe ai shumë i madhi dëm i shkaktuar.

Këto biznese që kanë thënë “shumë mirë na i bënë”, kanë aplikuar dhe a do të klasifikohen për dëmshpërblim? Nuk e kuptoj çfarë duan me derën e Kuvendit. Po të duan të hyjnë, po kuptuan gjë në komision, le të vijnë. Ka mekanizëm për këta që të shlyejnë dëmet e shkaktuara këta?

Igli Cara: Është një akt i sjellë për bizneset e dëmtuara. Kompensimi është në vetvete një synim i ligjshëm, çdo pronë që dëmtohet duhet të kompensohet. Problemi qëndron në mënyrën se si sillet, duhet të sillej sipas nenit 101.

Kërkoni që të paguajnë ata që dëmtuan. Nuk kuptoj, është gjithmonë i njëjti standard? Po kur dëmtohet buxheti i shtetit me miliarda, kush e ka kompensuar? Po në raste kur kemi përmbytje, pse nuk u shqetësua kaq shumë qeveria dhe të dëmshpërblejë përmbytjet?

E drejta e protestës është legjitime. Po në rastin e dëmtimeve shëndetësore të protestuesve nga dhuna, si këmbë të thyera, brinjë të thyera, sytë e dëmtuar, pse nuk bën akt normativ?

Erjon Braçe: Ka paguar qeveria.

Igli Cara: Jo vetëm një rast, ka shumë raste.

Erjon Braçe: Mos ndërhyni.

Igli Cara: Ju po ndërhyni në fjalën time.

Igli Cara: Pse nuk është i njëjti standard edhe për dëmet e përmbytjeve? Nuk flasin kolegët për miliona euro dëme, por edhe për dëmet në buxhetin e shtetit të provuara nga KLSH nuk mban njeri përgjegjësi. Qeveria e Ramës kërkon para tek kundërshtarët. Nuk mund të penalizojmë dhe të trembim protestuesit.

Shqetësimi, dëmi i madh nga keqqeverisja, varfëria, pamundësia e pensionistëve për të mbyllur muajin.

Pse me dy standarde? Kjo është pyetja. Durrësi ndër vite s’ka marrë lekët.

Erjon Braçe: Pse s’e bëre pyetjen kur ishte ministri i Financave?

Ti vrave njerëzit aty.

Igli Cara: Po flas për ato që ndodhin, z. Braçe. Shqiptarët po pakësohen.

Milva Ekonomi: Më pak se 10 vite më parë, z. Cara.

Igli Cara: Çdo gjë që keni bërë në 13 vite doni ta kanalizoni me protestën. Dëmin shëndetësor që u keni shkaktuar protestuesve, do të ketë ndonjë akt normativ? Dëmi shëndetësor i pariparueshëm dhe atij që theu këmbën, i pariparueshëm.

Milva Ekonomi: Edhe të atyre policëve gjithashtu.

Përfaqësues i ministrisë: Është bërë një vlerësim paraprak dhe ka rezultuar i përafërt me kërkesat e bizneseve. Buxheti do të alokohet me VKM, mendohet nga fondi rezervë. Për dëmin e institucioneve publike, ky akt normativ është specifik për bizneset e vogla. Sepse dëmi është i madh dhe i vazhdueshëm për bizneset. Për ata të Rrugës së Durrësit që pyetët, do të verifikohen dhe do të merret një vendim.

MEI e ka miratuar udhëzimin, Drejtoria e Tatimeve ka vazhduar me procesin. Ne merremi me inventarin që kanë qenë që në 2025. Ankimimet në bazë të rasteve.

Për organizatorin e vendos gjykata, jo ministria.

Përfaqësues i ministrisë: Arsyeja pse lidhet vetëm me biznesin lidhet me urgjencën që kanë.

Milva Ekonomi: Nuk keni një përgjigje për institucionet publike dhe ato kanë një NIPT.

Përfaqësues i ministrisë: Vetëm po merremi me dëmet e bizneseve, duhet të merret Avokatura e Shtetit.

Erjon Braçe: Në vend ka pasur protesta gjithmonë dhe ajo që ka bërë diferencën ka qenë dhuna. Dhuna nuk është protestë, nuk ka lidhje, edhe pse mund ta shfrytëzojë për t’u ushtruar si e tillë. Dënohet si dhunë, më vjen mirë që kemi një akt të tillë. Nuk e pranoj logjikën tuaj sa i takon infrastrukturës publike.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debatet/ “Ekonomia” miraton me 8 vota aktin për dëmshpërblimin e bizneseve nga protestat! Cara: Pse dy standarde? Braçe: Dhuna s’është protestë

Debatet/ “Ekonomia” miraton me 8 vota aktin për dëmshpërblimin e bizneseve nga protestat! Cara: Pse dy standarde? Braçe: Dhuna s’është protestë

November 17, 2026
Modeli i Prokurimeve të Përqendruara, Rama: Diella mbikëqyr procesin, do reduktojë kostot dhe burokracitë! Prokurimet pa garë tani janë vetëm 2,4%

Modeli i Prokurimeve të Përqendruara, Rama: Diella mbikëqyr procesin, do reduktojë kostot dhe burokracitë! Prokurimet pa garë tani janë vetëm 2,4%

November 17, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog

November 17, 2026
Hodhën vezë ndaj eskortës së Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit rrëzon Prokurorinë dhe liron 2 të arrestuarit! (VIDEO)

Hodhën vezë ndaj eskortës së Ramës në Manëz, Gjykata e Durrësit rrëzon Prokurorinë dhe liron 2 të arrestuarit! (VIDEO)

November 17, 2026
Debate te Reforma Zgjedhore, Gjiknuri ironizon propozimet e PD: Ngjan si manifest dhe listë dëshirash! Bylykbashi: Të rikthehen koalicionet!

Debate te Reforma Zgjedhore, Gjiknuri ironizon propozimet e PD: Ngjan si manifest dhe listë dëshirash! Bylykbashi: Të rikthehen koalicionet!

November 17, 2026
Zgjedhjet vendore, KQZ nis aksionin kundër krimeve zgjedhore për 9 Majin! Celibashi letër SPAK-ut, Prokurorisë dhe Policisë

Zgjedhjet vendore, KQZ nis aksionin kundër krimeve zgjedhore për 9 Majin! Celibashi letër SPAK-ut, Prokurorisë dhe Policisë

November 17, 2026
“Fevziut i pëlqeu më shumë varianti me seks!”- Majko sqaron debatin në Asamblenë e PS: Përmenda video të sekuestruara nga SPAK, jo “video erotike”!

“Fevziut i pëlqeu më shumë varianti me seks!”- Majko sqaron debatin në Asamblenë e PS: Përmenda video të sekuestruara nga SPAK, jo “video erotike”!

November 17, 2026
Djali i Hashim Thaçit reagon pas aktgjykimit të dytë të Speciales ndaj babait të tij: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër!

Djali i Hashim Thaçit reagon pas aktgjykimit të dytë të Speciales ndaj babait të tij: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër!

November 17, 2026
Protestat dhe përplasjet me gazetarët, Tabaku kërkon dëgjesë me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Duam transparencë!

Protestat dhe përplasjet me gazetarët, Tabaku kërkon dëgjesë me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Duam transparencë!

November 17, 2026
“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!

“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In