Forca djema. Pavarësisht zhgënjimit për eliminimin, kjo është rruga e duhur. Komplimenta të rinjve’-me këto fjalë që publikuara në rrjetet sociale, trajneri i kombëtares italiane kërkoi të japë inkurajimin e tij pas dështimit në misionin për t’u kualifikuar në çerekfinale të Nations League

Tekniku i Të Kaltërve dëshiron të mbajë lart moralin e grupit edhe pas humbjes së rëndë të pësuar në Belgjikë. Të njëjtën sjellje, Mancini e shfaqi edhe pas humbjes së parë me Red Devils në Olimpico. Rrugëtimin që e pret Italinë është ende e gjatë dhe torturues, por të paktën diçka ka nisur të ndërtohet.

‘Në mars do të jemi më të fortë’-ishtre fraza me të cilën Roberto Mancini mbylli mesazhin e tij teksa la takiminm me të gjithë për kualifikueset e Euro 2028 që do të nisin pas 4 muajsh.

Top Channel