Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantierin e ndërtimit në autostradë
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së martë në Itali, pasi u përplas nga një automjet në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania.
Aksidenti i rëndë ndodhi pak pas orës 09:00, në kryqëzimin e Giardini Naxos. Sipas informacioneve paraprake të mediave italiane, një automjet i drejtuar nga një grua ka hyrë në pjesën e rrugës së zënë nga kantieri, duke goditur punëtorin shqiptar.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse drejtuesja e automjetit ka kryer manovrën si pasojë e një veprimi të papritur të një tjetër drejtuesi mjeti, në përpjekje për të shmangur një rrezik.
Pas përplasjes, gruaja ka dalë menjëherë nga automjeti për t’i ardhur në ndihmë punëtorit, por më pas është ndjerë keq dhe ka marrë ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118.
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit
Berisha për projektbuxhetin: Mungesë transparence dhe konsultimesh me qytetarët e bizneset
GJKKO vendos vijimin e seancës pa praninë e Veliajt, trupi gjykues rrëzon pretendimin e mbrojtjes
- 13:59 Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve, Diella do të përfshihet në të gjitha hallkat e procesit
- 13:55 Trump: Kim Jong Un do të donte të vinte në Kinë
- 13:49 Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së për akuzën e përdhunimit
- 13:48 Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist në një shtet tjetër, arrestohen 5 persona në Maqedoninë e Veriut
- 13:46 Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj firmave që ndërtojnë vendbanime izraelite në Bregun Perëndimor
- 13:46 Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit