“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike
Debati për reformën zgjedhore është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore mes bashkëkryetarit të PS-së, Damian Gjiknurit, dhe deputetit të PD-së, Gent Strazimiri.
Diskutimi për sistemin zgjedhor, hapjen e listave dhe uljen e numrit të mandateve u zhvendos në akuza personale, ku Strazimiri riktheu në vëmendje edhe përgjimet e publikuara për zgjedhjet, ndërsa Gjiknuri i cilësoi komentet si personale.
Gjiknuri: Nuk thashë se ulja e numrit të deputetëve ka të bëjë me hapjen e listave, kemi mundësi ta bëjmë. Është një sistem i bërë bashkërisht, nuk keni përse t’i ktheheni. Sistemi zgjedhor i propozuar nga ju, nga ana jonë ka një kundër-ofertë. Nëse jeni për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ejani të diskutojmë formulën për uljen e numrit të mandateve.
Strazimiri: Damian, sa herë vij në mbledhjen e komisionit, kam një siklet dhe them me vete nëse përmendet litari në shtëpinë e të varurit. Të flasësh për zgjedhje të lira dhe të ndershme kur je kapur duke thënë: Tërmet, tërmet. Pika, pika, pika nënën. Je kapur në flagrancë duke trukuar zgjedhjet sot e 10 vite. Je kapur në kontekst penal
Gjiknuri: Metaforat po diskuton ti tani? Po e merr në personale.
Strazimiri: Po personale po e marr, sepse ti po merr përsipër të kthesh përgjigje. Ke qenë i akuzuar nga prokuroria, pavarësisht se e mbyllët pastaj me influencat që keni ju.
Gjiknuri: Nuk kam qenë i pandehur.
Strazimiri: Nuk je marrë as i pandehur? Epo, kjo është situata në këtë vend. Vijmë këtu dhe duhet të flasim me këtë individ që rri atje sikur po ha fara dielli. OSBE ka thënë se është hequr vija e demarkacionit në këtë vend. E gjithë administrata është kapur duke punuar për PS. Ka dhe kundër-ofertë ky tërmeti që i liron nënën zgjedhjeve.
Top Channel