
Brazili ka reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes ndaj Japonisë, e cila kishte shkaktuar kritika të shumta dhe kishte vënë në diskutim punën e trajnerit Carlo Ancelotti.
Seleção nuk pati mëshirë ndaj Singaporit, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 7-0. Diferenca mes dy përfaqësueseve ishte e dukshme edhe në renditjen e FIFA-s, ku Singapori mban vendin e 148-të.
Protagonisti absolut i sfidës ishte Vinicius Junior. Sulmuesi i Real Madridit dhuroi një paraqitje spektakolare, duke realizuar tre gola brenda vetëm 12 minutash në pjesën e parë. Një shpërthim që i dha drejtimin ndeshjes dhe konfirmoi superioritetin e brazilianëve.
Në fraksionin e dytë, Brazili vazhdoi dominimin dhe thelloi edhe më shumë rezultatin. Estevao dhe Rayan gjetën rrugën e rrjetës, ndërsa një autogol i kundërshtarëve vulosi shifrat përfundimtare 7-0.
Një fitore e thellë për Ancelottin, që vjen si përgjigjja më e mirë pas polemikave të ditëve të fundit.
