Në Itali, më 12 nëntor 2026, në Prato të Toskanës, një pianist robotik me 53 gishta u përball me pianistin Roberto Prosseda.

Të dy interpretuan vepra të Chopin-it, duke luajtur me radhë e më pas së bashku.


TeoTronico interpretoi gjithashtu vepra të Mozart-it dhe jo vetëm, duke spikatur për saktësinë dhe kohëzgjatjen e tij të përkryer.

Megjithatë, Prosseda theksoi se përsosmëria teknike nuk mund të zëvendësojë emocionin dhe lidhjen njerëzore, të cilat qëndrojnë në thelbin e muzikës.

- YouTube www.youtube.com

I krijuar në vitin 2008 nga inxhinieri italian Matteo Suzzi, TeoTronico përdor elektromagnete dhe komanda kompjuterike për të luajtur në piano.

Falë integrimit me chatbot-in Gemini të Google-it, ai është gjithashtu në gjendje të zhvillojë biseda. /Telegrafi/