United Hospital sjell paketa speciale për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e lukthit

Kujdesi për shëndetin e sistemit tretës fillon me kontrolle në kohë. Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e lukthit, United Hospital ka prezantuar tri paketa promocionale, duke u mundësuar pacientëve qasje në shërbime të specializuara gastroenterologjike dhe diagnostikuese.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, paketat përfshijnë:
- Pako e kontrollit gastroenterologjik – 30€: Vizitë specialistike dhe ekografi e barkut.
- Pako gastroenterologjike me analiza laboratorike – 49€: Vizitë specialistike, ekografi e barkut, hemogram, profil i mëlçisë (ALT, AST, ALP, GGT, bilirubina), profil lipidik dhe glikemi.
- Gastroskopi me sedacion – 140€: Ekzaminim endoskopik i lukthit me sedacion për më shumë rehati gjatë procedurës.
Kanceri i lukthit – një sëmundje që mund të zhvillohet në heshtje
Kanceri i lukthit shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme në fazat e hershme. Megjithatë, dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut, fryrja, ndjenja e ngopjes së shpejtë, humbja e oreksit, humbja e pashpjegueshme e peshës dhe lodhja e vazhdueshme janë shenja që nuk duhen neglizhuar.
Një nga faktorët e rëndësishëm të rrezikut është infeksioni me bakterin Helicobacter pylori (H. pylori), i cili mund të shkaktojë inflamacion kronik të lukthit dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit të stomakut.
Diagnostikimi në kohë bën diferencën
Gastroskopia është një nga metodat kryesore për ekzaminimin e drejtpërdrejtë të lukthit. Përmes saj, mjekët mund të identifikojnë ndryshimet në mukozën e lukthit dhe, nëse është e nevojshme, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme. Gjithashtu, testet për zbulimin e H. pylori ndihmojnë në identifikimin dhe trajtimin e këtij infeksioni.
Në United Hospital, pacientët kanë mundësi të përfitojnë nga shërbime të specializuara gastroenterologjike dhe metoda moderne diagnostikuese.
Mos i neglizhoni sinjalet e trupit tuaj. Kontrolli në kohë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit.
Tel: 046 60 70 70
Email: info@united-hospital.com
Adresa: UNITED HOSPITAL, M2, Ferizaj Km7, Prishtina 10500
Facebook: united.hospital.prishtine
Instagram: united_hospital_prishtine
TikTok: united.hospital.pr






































