“Dark Capital”, sekuestrohen pasuri mbi 10 milionë euro të 51-vjeçarit në Tiranë

17 Nëntor 2026 | 14:48

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Dark Capital”, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një 51-vjeçari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale. Gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, në pronësi të tij dhe personave apo subjekteve të lidhura me të.

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Sipas njoftimit të Policisë, pasuritë e sekuestruara i përkasin shtetasit I. Sh., alias I. P., 51 vjeç, si dhe personave dhe subjekteve të lidhura me të.

Konkretisht, janë sekuestruar:

14 pasuri të paluajtshme;

6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortes së tij, shtetases H. Sh.;

6 subjekte tregtare, mes tyre edhe biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik;

8 automjete.

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Nga hetimet e kryera dyshohet se 51-vjeçari është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, shfrytëzimin e prostitucionit, rrëmbimin dhe heqjen e paligjshme të lirisë, si dhe përfitimin e mallrave të vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantierin e ndërtimit në autostradë

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së martë në Itali, pasi u përplas nga një automjet në një kantier ndërtimi në autostradën A18...
14:23 | 17/11/2026

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit

Gjykata e Durrësit ka liruar dy protestuesit, Albi Dema dhe Edison Likaj, të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në Manëz. Trupi...
13:46 | 17/11/2026

Berisha për projektbuxhetin: Mungesë transparence dhe konsultimesh me qytetarët e bizneset

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur kritika ndaj projektbuxhetit, duke ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e hartimit të tij apo mungesën e konsultimeve...
13:06 | 17/11/2026