Eksportet rriten 1.5%, deficiti tregtar arrin në 56 miliardë lekë

17 Nëntor 2026 | 14:47

Eksportet kanë shënuar rritje minimale1.5% në tetor, ndersa importet jane rritur 10% Diferenca mes tyre ka thelllua deficitin tregtar në 55.9 miliardë lekë.

Tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shënuar një përkeqësim të bilancit gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të INSTAT, importet janë rritur me ritme dukshëm më të larta se eksportet, duke zgjeruar deficitin tregtar në 55.9 miliardë lekë.

Gjatë tetorit, Shqipëria eksportoi mallra me vlerë 31.6 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të kundërt, importet arritën në 87.5 miliardë lekë, duke u rritur me 9.8%.

Kjo diferencë ka bërë që deficiti tregtar të zgjerohet me 15.1% në bazë vjetore dhe me 18% krahasuar me muajin shtator.

Në ecurinë e eksporteve, ndikimin më pozitiv e kanë dhënë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, si dhe makineritë e pajisjet. Ndërsa rënia e eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me 2.7 pikë përqindje, dhe e tekstileve e këpucëve, me 2.4 pikë përqindje, ka frenuar rritjen.

Nga ana tjetër, rritja e importeve është ndikuar kryesisht nga mineralet dhe lëndët djegëse, me 5.6 pikë përqindje, si dhe makineritë dhe pajisjet, me 3 pikë përqindje.

Bashkimi Europian vijon të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Në tetor, 71.2% e eksporteve u drejtuan drejt vendeve të BE-së, ndërsa prej tyre erdhën 45.2% e importeve.

Shifrat tregojnë se ekonomia shqiptare vijon të importojë shumë më tepër mallra nga sa arrin të eksportojë, duke mbajtur të lartë varësinë nga tregjet e huaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Financimi i kapitullit të ri të rritjes ekonomike të Shqipërisë

Ekonomia shqiptare po përjeton një transformim të shpejtë. Zhvillimi i turizmit, investimet në infrastrukturë dhe rritja e investimeve private po krijojnë mundësi të reja, ndërkohë...
16:25 | 13/11/2026

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës, krahasuar me vendimin e një dite më parë. Sipas vendimit të ri, një...
18:05 | 12/11/2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës në vend. Në mbledhjen e zhvilluar...
12:25 | 11/11/2026