Futbollisti kosovar Enis Maqedonci ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, pas një aksidenti trafiku. Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe klubin e tij.
Vdekja e 24-vjeçarit ka tronditur komunitetin e futbollit kosovar. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila i ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Maqedonci dhe të gjithë personave që e kanë njohur.
Të lidhura
None found
Maqedonci ishte pjesë e klubit gjerman TuS Hügelsheim, ku luante në futbollin lokal të Gjermanisë.
“Pusho në paqe, Enis!”, shkroi FFK-ja në mesazhin e saj ngushëllues.
Humbja e parakohshme e futbollistit në një moshë kaq të re përbën një dhimbje të madhe për familjen dhe të afërmit e tij.







