Medicamenta dhe Megastore rezultojnë të jenë përfitues të tenderave të shumtë publikë. Veçanërisht Medicamenta, sipas burimeve të hapura, ka fituar 673 gara nga institucione të ndryshme publike, kryesisht spitale, me një vlerë prej mbi 1.93 miliardë lekë ose afro 21.4 milionë euro (me kursin aktual)

Në vitin 2024 Medicamenta ka deklaruar një xhiro prej 1.3 miliardë lekë të rinj, (mbi 14 milionë euro me kursin aktual) dhe një fitim para taksimit prej, mbi 156 milionë lekë të rinj, ose mbi 1.7 milionë eurosh.

Ndërsa dy kompanitë e tjera Unipharma dhe Mega Store, kanë të deklaruara për vitin 2023 një fitim total para taksave prej 161,820,294 lekë të rinj (1.79 milionë euro me kurzin aktual)

Medicamenta Viti 2024
Xhiro Vjetore                           Fitimi para taksimit
1 290 021 435 Lekë                 156 299 169 Lekë
Unipharma Viti 2023
Xhiro Vjetore                             Fitimi para taksimit
252 176 831       Lekë                 83 855 358 Lekë
Mega Store Viti 2023
Xhiro Vjetore                             Fitimi para taksimit
772 459 845       Lekë                 77 964 936 Lekë


Lajmi kryesor:

Drogë e prostitucion në Itali, 'perandori ilaçesh' në Tiranë! Pronarit të ‘Medicamenta’ i sekuestrohen 10 mln euro pasuri, nën hetim për kontrabandë barnash