E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
E rëndë në Astir, e mitura hidhe nga kati i 6-të i pallatit
Lajme

E rëndë në Astir, e mitura hidhe nga kati i 6-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit, në Tiranë, pranë pallateve të reja.

Sipas informacioneve të publikuara në media, rreth orës 20:30, një 14-vjeçare është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.

Pas ngjarjes, vajza është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku, sipas dëshmive të raportuara, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen. Rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, si dhe shkaqet që e kanë çuar të miturën drejt këtij akti, mbeten të paqarta.

Pritet që autoritetet të hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe të japin informacion mbi gjendjen shëndetësore të 14-vjeçares.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.