Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve pas mbledhjes së ditës së sotme.
Nafta do të shitet me pakicë deri në 207 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina do të kushtojë deri në 164 lekë për litër, me një ulje prej 1 leku.
Çmimi i gazit për automjetet do të jetë 70 lekë për litër në pakicë. Ndërkohë, nafta për peshkimin do të tregtohet me 112 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 17:30.













